E dini qe njerezit me te pasur ne bote rekomandojne investimin ne real estate si rrugen me te sigurt te shumefishimit te parave tuaja?
T. Harv Eker thote: ‘’Mos prit te investosh ne real estate, por investo dhe prit’’.
Permes perdorimit te kursimeve personale apo kredimarrjes, blerja e pasurive te paluajtshme ka treguar nder vite qe ka qene dhe do te vazhdoje te jete nje nga menyrat me te sigurta te perfitimit ekonomik.
Te investoni ne pasuri te paluajtshme do te thote te siguroni nje burim te mire te ardhurash pasive. Nder mundesite e shumta per investim qe ekonomia ofron, arsyet pse duhet te zgjidhni pikerisht sektorin real estate jane mundesite e larta per kthim, risqet e ulta dhe mbrojtja ndaj inflacionit.
Kerkesat gjithnje ne rritje per apartamente apo njesi biznesi ne zonat urbane, garantojne investitoret e mirefillte dhe individet e thjeshte se te ardhurat nga qeraja apo fitimi nga rishitja do te shperblejne investimin e tyre fillestar. Gjithashtu, ndikimi i inflacionit permes rritjes se kostove te ndertimit, do te coje rrjedhimisht ne rritjen e qerave dhe cmimit te shitjes.
Pavaresisht ndikimit te Covid-19 ne te gjithe sektoret e ekonomise globale, premisat jane qe ky sektor do te vazhoje te pesoje rritje te konsiderueshme edhe ne vitet e ardhshme per shkak te rritjes se popullsise dhe perqendrimit te saj ne zonat urbane.
Qe investimi juaj te jete i sigurt dhe me mundesi te larta fitimprurese, duhet te mbani parasysh se vendndodhjet e preferuara dhe cilesia e larte e ndertimit luajne rolin kryesor ne rritjen e vleres se prones tuaj ne te ardhmen.
Te gjeni pasuri te paluajtshme qe plotesojne kriteret per te qene fitimprurese ne afatgjate, si dhe kushte te favorshme te kapitalit apo normave te interesit nuk eshte e lehte, prandaj duhet te perfitoni shpejt nga mundesite kur ato ju paraqiten nese jeni nje person qe ju pelqen siguria financiare dhe kontrolli ndaj te ardhurave tuaja.