Rreth nesh
Texas Development është krijuar nga një grup investitorësh,specialistë të sektorit real estate, arkitektë me një karrierë shumë të sukseshme, teknicienë të spikatur që i ka bashkuar ëndrra për të sjellë në tregun e ndërtimit shqiptar eksperiencën unike të bashkimit të dizajnit italian, teknologjive gjermane, manaxhimit anglo-sakson në ndërtim.
Kompania jonë është një bashkim kapitalesh, eksperiencash dhe idesh për të sjellë ndërtime luksoze, dizajne ekskluzive dhe teknologjitë më avantgarde. Texas ju projekton në të ardhmen,ju vendos në qendër të komfortit, ju përkëdhel shqisat me elegancën e zgjedhjeve dhe ju shumëfishon vlerën e investimit fillestar.
Ne nuk ofrojmë shtëpi per tu strehuar, as thjesht shtëpi cilësore, ne ofrojmë eksperienca të jetesës në një dimension të ri, unik e të papërsëritshëm.
Objektivi ynë kryesor është të ndërtojmë objekte banimi luksoze, hapësira shërbimesh dhe resorte pushimesh. Jemi të dedikuar të ushtrojmë aktivitetin tonë përmes përdorimit të teknologjive më inovative, përzgjedhjes së materialeve më cilësore dhe bashkëpunimit me markat më prestigjoze në treg.
Integriteti, besueshmëria, inovacioni dhe pasioni për punën na mbajnë të fokusuar kundrejt qëllimit tonë. Të ndërtojmë sipas standarteve europiane duke mbajtur në mendje gjatë të gjithë procesit nevojat dhe dëshirat e klientëve.
Ne bashkojmë pikat tona të forta, ndërthurim përvojat dhe krijimtarinë për të sjellë rezultatin më të mirë përfundimtar. Jemi entuziastë për të përmirësuar jetesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme.
Më shumë
Filozofia
Tek Texas, ne besojmë që filozofia jonë e të ndërtuarit sipas standarteve europiane duke kombinuar vendndodhjet më të mira, dizajne elegante dhe teknologjitë më të fundit, na diferencon nga të tjerët.
Pergjegjësia jonë ndaj komunitetit i referohet mbrojtjes së mjedisit përmes përdorimit të materialeve ekologjike dhe eficiencës energjetike, si edhe përmirësimit të jetesës në shoqëri duke ndërtuar apartamente komode, hapësira shërbimesh të përshtatshme për të gjitha llojet e bizneseve dhe hapësira të shumta sociale për të gjithë familjen.
Klientët tanë janë të bindur se realizimi i ëndrrës për një shtëpi superiore nuk është shpenzim i parave të tyre, por një investim i sigurt të cilit i rritet vlera në kohë. Dëgjimi i nevojave të tyre, integriteti dhe korrektësia na shoqërojnë gjatë kontaktit të përditshëm me klientët tanë. Për ne është e rëndësishme që klientët të ndihen të vlerësuar dhe procesi i blerjes të jetë vetëm fillimi i një marrëdhënie të vazhdueshme.
Duam të bëjmë njerëzit të lumtur dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të sjellim njerëzit në shtëpi, sepse s’ka asnjë vend më të mirë për të qënë!
Më shumë
Veçorite

