CONTEMPORARY WELLNESS

IMPLEMENTOJMË TEKNOLOGJITË DHE MATERIALET MË INOVATIVE NGA MARKAT MË PRESTIGJIOZE SIPAS STANDARTEVE EUROPIANE TË NDËRTIMIT, pËrmes kontrollit tË pËrpiktË dhe pasionit pËr punËn qË bËjmË.

Struktura antisizmike

Ne ofrojmë sistemet më inovative sizmike për t'u mbrojtur nga tërmetet dhe rreziqet tektonike. Implementojmë Inxhinieri moderne që modifikojnë strukturat e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave tona. Qëllimi është të zhvillohet një arkitekturë që ofron rezistencë më të madhe në rast të fatkeqësive gjeologjike. Faktori sizmik është një proces jetik të cilit i kushtohet shumë rëndësi që nga projektimi deri tek realizimi i projektit.

Efiçenca energjetike

Ndër përfitimet që mund të vijnë nga investimet e efiçencës së energjisë në ndërtesat tona janë reduktimi i përdorimit të energjisë për ngrohjen/ftohjen e hapësirës dhe ujit; reduktim i energjisë elektrike për ndriçim, makineri zyre dhe pajisje shtëpiake; kërkesa më të ulta për mirëmbajtje; komoditet i përmirësuar. Konsumi efikas i energjisë zvogëlon kostot financiare, sociale, rrit mirëqenien e përgjithshme dhe vlerën e pronave në terma afatgjatë të investimit.

Hidroizolimi

Ndërtesat tona janë të pajisura me teknologji hidroizoluese për t'u mbrojtur nga shiu dhe lagështia. Hidroizolimi është thelbësor për të ndihmuar në uljen e niveleve të lagështisë në sipërfaqet e brendshme, duke parandaluar dëmtimet nga uji nëpër sipërfaqe si muret, tavanet, bodrumet, dyshemetë, çatitë dhe banjat. Rëndësia e membranës hidroizoluese është thelbësore për integritetin strukturor dhe shëndetin e njeriut.

Izolimi akustik

Izolimi akustik është një investim i madh për pronarët e shtëpive dhe bizneset. Kjo teknologji thith dridhjet dhe tingujt, duke formuar një pengesë materiali midis burimit të zhurmës dhe zonave përreth për të kufizuar zërin që udhëton nga një hapësirë në tjetrën. Izolimi akustik është i integruar në të gjitha ndërtesat tona për të siguruar privatësinë e klientit dhe vlerën e shtuar në hapësirat e banimit ose të biznesit.

Materiale ekologjike

Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur planetin ku jetojmë. Produktet miqësore me mjedisin janë më të mira për njerëzit dhe mjedisin sesa alternativat tradicionale. Ato ofrojnë përfitime të shumta, duke përfshirë reduktimin e mbetjeve, ruajtjen e burimeve, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe madje edhe kursimin e burimeve financiare në afat të gjatë.