Nese jeni ne proces kerkimi per te blere nje shtepi apo njesi biznesi, nje nder faktoret kryesore qe duhet te merrni ne konsiderate eshte eficienca ne energji e tyre.
Duke qene se kerkesat per ngrohje, ftohje, ndricim dhe pajisje elektronike jane gjithnje ne rritje, ndertimi i godinave energji eficiente eshte nje zgjidhje per shume probleme. Pervec shpenzimeve monetare, kjo ceshtje lidhet edhe me mbrojtjen e resurseve natyrore.
Keto shqetesime kane bere qe kompanite e ndertimit, investitoret dhe individet e thjeshte qe ndertojne shtepine e tyre, te sensibilizohen mbi perdorimin e materialeve dhe pajisjeve energji eficiente.
Keto jane disa nga teknologjite kryesore qe duhet te mbani parasysh gjate procesit te blerjes se shtepise tuaj:
1. Fasada e ventiluar
Fasada e ventiluar eshte nje metode ndertimi permes se ciles krijohet nje ndarje fizike midis murit te brendshem te nderteses dhe fasades se jashtme.
Permes saj mundesohet ruajtja e temperatures se brendshme dhe reduktimi i percjellshmerise se zhurmave nga jashte-brenda dhe anasjelltas. Kjo eshte teknologjia me efektive per tu mbrojtur nga temperaturat e larta ne vere dhe te ftohta ne dimer, si dhe nga ndotja akustike.
2. Dritaret dhe dyert
Perdorimi i dritareve dhe dyerve me alumin termik siguron nivele shume te mira te izolimit termik, akustik dhe pershkimit ndaj ajrit apo ujit. Ne kete menyre ju reduktoni perdorimin e energjise per ngrohje apo ftohje dhe rrjedhimisht edhe faturat tuaja.
3. Ndricimi LED
Nder vite, ndricimi LED ka zevendesuar format e tjera te ndricimit si llambat inkandeshente apo halogjene. Kjo ka ndodhur per arsyen se llambat LED shnderrojne 70% te energjise ne ndricim duke qene keshtu me efikase se llambat e tjera qe harxhojne shume energji per nxehtesi. Po ashtu, ndricimi LED prodhon te njejten sasi ndricimi duke perdorur 1/5 e energjise krahasuar me ndricuesit e tjere.
4. Pajisjet Energy Star
Nese per 3 teknologjite me lart duhet te shqetesohet ndertuesi, ka dicka qe mund te beni edhe ju. Qe faturat e energjise dhe ceshtjet mjedisore te mos perbejne shqetesim, duhet te filloni te mendoni per perdorimin e pajisjeve Energy Star. Energy Star eshte nje certifikim per pajisjet elektroshtepiake qe kerkojne perdorim te ulet energjie pa sakrifikuar performancen e tyre.